Zbulohen detaje të reja për ngjarjen në Cerem të Tropojës. Autori i vrasjes dyshohet se është zjarrfikës. Në media ka dal edhe një foto e tij.
Dyshohet se Altin Ismajlisufaj dhe viktima Isat Goçaj kishin konflikte pronësie që çuan në vrasjen me armë zjarri.
Ismajlisufaj është në kërkim nga Policia pasi pas vrasjes në fshatin Çerem ku banonin të dy është larguar në drejtim të paditur.
Gjithashtu sipas burimeve mësohets se ditën e sotme viktima Isat Goçaj ka rrahur djalin e Altin Ismajlisufit. Djali i është ankuar babait, ky i fundit ka marrë pushkën dhe e ka qëlluar 49 vjeçarin. Autori raportohet se është punonjës i zjarrfikëses.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.