×
  • Lajme
  • Botë

    Varianti Mu i coronavirusit është identifikuar në pothuajse çdo shtet amerikan

    Reporteri
    04 Shtator 2021 | 23:37

    Një variant i ri i coronavirusit, për të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se mund të ketë aftësinë për të shmangur imunitetin që njerëzit e marrin nga vaksinat dhe infeksionet e mëparshme, është identifikuar në pothuajse çdo shtet amerikan, sipas të dhënave nga epidemiologjia dhe baza e të dhënave gjenomike Outbreak.info.


    Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, i quajtur Mu, varianti B.1.621 u zbulua për herë të parë në Kolumbi në janar të këtij viti.

    Deri më 4 shtator, rastet me variantin janë raportuar në 47 shtete amerikane dhe në Distriktin e Kolumbisë.

    Shtetet e vetme pa raste të raportuara janë Nebraska, Vermont dhe Dakota e Jugut, sipas të dhënave të Outbreak.info.

    Varianti aktualisht është më i përhapur në Alaskë, ku të dhënat sugjerojnë se 139 raste të raportuara, përbëjnë katër për qind të gjithsej 3,837 mostrave të sekuencuara.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!