×
  • Lajme
  • Lajme

    ​60 mijë e 884 vizitorë në hotelet e Kosovës për tre muaj

    Reporteri
    05 Shtator 2021 | 9:13

    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e hotelerisë në Kosovë për tremujorin e dytë të këtij viti, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj ishte 60 884, prej tyre 36.22% janë vendorë dhe 63.78% janë të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve është 94 148, prej tyre 36.68% nga vendorët dhe 63.32% nga të huajt.


    Sipas ASK-së, pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

    “Në TM2 2021, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 60 884, prej tyre 36.22% janë vendorë dhe 63.78% janë të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve është 94 148, prej tyre 36.68% nga vendorët dhe 63.32% nga të huajt. Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 22 340 vizitorë dhe 35 403 net-qëndrime. Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë, e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj numri më i madh ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra, etj”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!