×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I rrëzohet varka peshkatarit në Liqenin e Prespës, dyshohet se ka vdekur

    Reporteri
    05 Shtator 2021 | 9:45

    Një peshkatar 45-vjeçar dyshohet se është mbytur gjatë mbrëmjes së djeshme pasi ka dalë për të peshkuar. Mendohet se Stavri Vasilovskit i është përmbysur varka në liqenin e Prespës.


    Gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, raporton se në momentin që është përmbysur varka kanë qenë tre persona të cilët kanë dalë për peshkim, personi që dyshohet se është mbytur, vëllai i tij dhe një tjetër.

    Këta të fundit kanë notuar dhe kanë shpëtuar, ndërsa viktimën dyshohet ta ketë zënë varka poshtë.

    Atje pritet që të shkojnë polumbarët për të bërë kërkimet e nevojshme dhe për të kërkuar trupin e pajetë. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!