×
  • Lajme
  • Lajme

    “Pas lindjes me operacion është sjell në intenzivë në gjendje shumë të rëndë”, detaje për 26 vjeçaren që vdiq sot

    Reporteri
    05 Shtator 2021 | 14:19

    Ditën e sotme ka ndërruar jetë edhe një 26 vjeçare nga Covid-19.


    26 vjeçarja nga Vitia ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, në ora 2:30 të ditës së sotme, ku e njëjta vetëm tri ditë më parë kishte sjell në jetë foshnjën e saj.

    Këtë e konfirmoi për Gazetën Online “Reporteri.net” anesteziologu Gazmend Spahija i cili tregoi edhe gjendjen në të cilën ajo ishte dërguar në intenzivë.

    “Gruaja ka vdek sot në orën 02:30. Ajo është sjellë në gjendje shumë të rëndë me datën 2 shtator pas intervenimit kirurgjik cezarian, pacientën e kanë transferuar në intensivë. Është kryer lindja me intervenimin kirurgjik, prej sallës është sjell në intensivë. Gjendja ka qenë shumë e rëndë, përpos dështimit të funksionit të mushkërive, kishte dështim edhe të organeve tjera”, tha Spahija për Reporteri.net.

    Theksojmë se deri tani pesë gra shtatzëna të pa vaksinuara kanë humbur jetën nga COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!