×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia e Kosovës arreston të arratisurin nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike

    Reporteri
    05 Shtator 2021 | 20:11
    Fotografi ilustruese.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se i arratisuri nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, I.SH., është arrestuar pas letër-rreshtimit të lëshuar nga kjo e para.


    Policia e Kosovës ka arrestuar të arratisurin, ndërkohë që ai i është dorëzuar përsëri autoriteteve të SHKK-së në Prishtinë për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme.

    Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net” e ka konfirmuar Florent Gashi, Zyrtar i Lartë për Komunikim nga SHKK.

    “Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se pas letër – rreshtimit të lëshuar nga SHKK, për të arratisurin nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike, I.Sh, policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtin. I njëjti pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Q.P Prishtinë për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme”, ka thënë Gashi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!