×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Berisha: Do isha larguar nga politika po të fitonte PD, tani do të vazhdoj sa të më jap fuqi Zoti

    Reporteri
    07 Shtator 2021 | 8:21

    Ish-kryeministri Sali Berisha zbulon se kishte planifikuar të largohej nga çdo funksion politik, nëse Partia Demokratike do të kishte ardhur në pushtet.


    Në një intervistë me ish-zëdhënësen e tij, tashmë si gazetare, Erla Mëhilli, Berisha tha se nuk do të qëndronte kurrë në Parlament “si kamzhik i opozitës”.

    Por tashmë që PD nuk arriti të rikthehet në qeveri, duket se Berisha s’ka plan të largohet.

    Pjesë nga intervista në “Euroneës Albanai:

    Kur do të dilni nga politika?

    Berisha: Ti këtë pyetje po e bën për të tjerët se ti vetë e di përgjigjen

    Kur do të dilni nga politika, të hiqni dorë e të mos keni funksion

    Berisha: Nëse PD do të fitonte zgjedhjet, unë do të dorëzoja mandatin. Unë qëndroj në mbrojtje të interesave të saj, dhe të shoqërisë. PD në qeveri, unë kamzhik i opozitës në parlament nuk qëndroja. Do të ndodhte kjo. Ju e patë, unë s’kam bërë një orë të vetme fushatë. Por tani unë kam një rikthim të plotë. Sa të më japë i gjithëfuqishmi fuqi, do vazhdoj me gjithë forcën time.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!