Të martën në mëngjes, stilistja shqiptare e veshjeve për gra, Nensi Dojaka u shpall fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj.
Ajo domonoi mes 1,900 aplikantë nga 110 vende të ndryshme të botës, duke fituar shumën prej 300,000 € dhe menaxhimin njëvjeçar nga fondacioni i njohur.
Lidhur me këtë sukses, ka reaguar mëngjesin e sotëm, edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar në Instagram një foto të Nensit me çmimin e fituar dhe disa nga punimet e saj.
“W?WW?WW?W NENSI DOJAKA fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️ Çfarë talenti❤️Çfarë krenarie”, ka shkruar Rama krahas fotove.
Shqiptarja u zgjodh nga një juri e udhëheqësve të industries ndërkombëtare të modës, përfshirë Marc Jacobs, Maria Grazia Chiuri të Dior, Kim Jones të Fendi, Virgil Abloh të Louis Vuitton, Stella Mccartney dhe Jonathan Anderson të Loewe.l.k
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.