Fatmir Ibrahimi, 47-vjeçar ka humbur jetën mbrëmë si pasojë e infektimit me coronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur miku i tij, Arben Gecaj, shkruan Reporteri.net.
“Fatmiri Ibrahimin kush e ka njoft, e ka dite qe mision te jetes e ka pas vec tjeret me i ndihmu. E hupe luften me covidin, kurre te dorzum s’te kem pa, shok!”, ka shkruar Gecaj në Facebook.
Ibrahimi që me profesion ishte psikolog, në muajin dhjetor kishte shkuar në Gjermani me familjen e tij, ndërsa pushimet e verës kishte vendosur t’i kalonte në Prishtinë.
Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, 2,685 persona kanë humbur betejën me virusin SARS CoV-2, ndërsa vetëm të martën, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë regjistruar 28 raste të vdekjes. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.