Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Ujz në komunën e Gjakovës, ku dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka kapluar një shtëpi.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Nusret Gjurkaj, i cili ka bërë të ditur se brenda shtëpisë e cila është përfshirë nga zjarri, kanë mbetur dy persona të mitur.
“Datë 08.09.2021 reth ores 09:05 policia Rajonale në Gjakovë ka pranuarnjoftim se në fshatin Ujz, KK. Gjakovë një objekt është perfshire nga zjarri. Patrulla policore se bashku me ekipen e zjarrëfikesve kane arritur ne vendngjarje. Dyshohet qe brenda objektit qe ishte i perfshir nga zjarri kane mbetur dy persona te mitur, ekipet e Zjarrefiksve jane duke bere perpjekje ta lokalizojne zjarrin dhe sipas zjarrefikesave dyshohet se brenda gjinden dy persona te karbonizuar( djegur)”, tha Gjurkaj për Reporterin.
Reporteri.net merr vesh se fëmijët janë të moshave 10 dhe 13 vjeç.
Reporteri.net ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se shtëpia e djegur.
Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë të gjitha ekipet relevante policore, si dhe Prokurori Kujdestar i Shtetit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.