Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, sërish ka bërë huqje në postimin e saj të fundit në rrjetin social Twitter.
Në këtë postim, Gërvalla ka tentuar që ta etiketojë ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, lidhur me tragjedinë në spitalin e Tetovës, shkruan Reporteri.net.
Por, pa u bërë 24 orë nga huqja me flamujt e Moldavisë dhe Andorrës, Gërvalla bën gafën e radhës, duke bërë ‘tag’ një profil tjetër të një personi me emrin Bujar Osmani, e jo atë të homologut të saj.
Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ka llogarinë e tij nën ‘tag’-un të krijuar si ‘Bujar_O’, kurse Gërvalla e ka bërë ‘BujarO’, që me një klikim të dërgon në profilin e krejt dikujt tjetër.
Por nuk vonoi shumë dhe postimi u fshi, për t’u zëvendësuar më pas me një ‘tweet’ tjetër pa gabime.
With great sorrow we received the news about the fire in the hospital of Tetovo. Our thoughts today are with the people of 🇲🇰, especially with the families of the victims.
I have also expressed my deepest condolences to my colleague @Bujar_O.🇽🇰stands with🇲🇰 and is ready to help.— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 9, 2021
Ministrja Gërvalla ka gabuar edhe më herët, teksa ka vendosur flamurin e OKB-së në vend të atij të NATO-së. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.