Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka reaguar ashpër pas deklaratës së zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi për hapjen e arkivave të UÇK-së.
Tahiri përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kjo është skandaloze të barazosh një ushtri vrastare me një ushtri çlirimtare, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:
Skandaloze barazimi i arkives se nje ushtrie vrastare me ate te nje ushtrie clirimtare…deshtim i pafalshem i delegacionit te Kosoves ne dialogun e Brukselit dje
Gjatë ditës, Besnik Bislimi në një konferencë për medie foli për takimin dy ditor që ka pasur në Bruksel me palën serbe dhe Emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.
“Gjatë takimit trilateral, pala serbe ka deklaruar se janë dakord që të hapen të gjitha arkivat, sipas tyre nënkupton edhe arkivat shtetërore të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK-në. Unë mendoj që kjo është në interes tonë sepse shumica e varrezave masive ku pretendohet se janë pjesët e mbetura të mbi 1600 qytetarëve ndodhen në këto varreza për të cilat kanë informata kryesisht arkivat ushtarake të Serbisë”, tha ai./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.