Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se VV i ka të sondazhet që i kanë të gjitha partitë dhe e dinë se janë në rënie.
Abdixhiku thotë se zgjedhjet janë mbajtur edhe në kohë më të vështira dhe secili që merret me çështjen e shtyerjes së zgjedhjeve është sulm ndaj demokracisë.
“Numrat tregojnë se në zgjedhjet lokale është një mobilizim në kundërshtim të qeverisë për shkak të shumë faktorëve, si psh. përformanca jo e mirë në qeverisje”.
“Absolutisht që VV është në rënie. Kjo nuk është as festë as gëzim. Por jemi duke kontribuar që ti kthejmë qytetarët nga LDK’ja”.
Ai thotë se janë bërë dy lexime e gjysmë të datës 14 shkurt.
“Leximi i parë ka ndodh nga LDK’ja. Është leximi që gjërat skan shkuar mirë. Po kanë ndodhur gabime dhe po jemi duke i përmirësuar.
“Leximi i dytë është i qeverisë. Që 14 shkruti është fundi, jo fillimi. Arrogancë në sjelljet e kryeministrit. Nuk e ke as në QKUK, as në mesazhe në vaksinim”, tha Abdixhiku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.