Në dekretin e fundit të miratuar nga qeveria italiane bëhet me dije se të gjithë personat që do të futen në shkollë ose në universitet, përfshirë prindërit e studentëve, duke filluar nga 10 tetori duhet që të tregojnë pasaportën e gjelbër COVID-19.
Mediat vendase bëjnë me dije se pritet që duke nisur nga java e ardhshme qeveria mund të nisë një dispozitë të re që synon të zgjerojë më tej aktivitetin për të bërë të mundur vaksinimin e më shumë se 80 % të moshës mbi 12 vjeç.
“Detyrimi për të paraqitur pasaportën e gjelbër vlen për këdo që hyn në një shkollë, por nuk ka të bëjë me ata që përjashtohen nga vaksinimi”, lexohet në projekt-dekret.
Kontrollet janë përgjegjësi e administratorëve të shkollave dhe, në rastin e personelit jashtëshkollor, edhe për punëdhënësit e tyre përkatës.
Ndër të tjera në dekretin e fundit të miratuar nga qeveria parashikohet që nëse personeli që punon në shkolla, universitete, do të gjenden pas kontrolleve pa pasaportën e gjelbër do të dënohet me gjoba që variojnë nga 400 në 1.000 euro
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.