Është mbyllur për publikun seanca dëgjimore ndaj të dyshuarit Avni Ademaj, ndaj të cilit Prokuroria e Pejës ka kërkuar masën e paraburgimit, nën dyshimin se ka vrarë tani të ndjerin Blerand Kadrijaj.
Vendimin për mbylljen e seancës dëgjimore e ka marrë gjyqtari i procedurës paraprake, Sami Sharraxhiu, i cili ka thënë se seanca paraprake nuk është publike.
Ndryshe, sipas kërkesës për caktimin e masës së parabugrimit, të siguruar ekskluzivisht nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se ekziston rrezik real i arratisjes së të dyshuarit, e cila do të pengonte zhvillimin normal të hetimeve.
Avni Ademaj po dyshohet për rastin e mbrëmjes së 8 shtatorit, nga ku dy persona mbetën të vrarë, kurse vet ai i plagosur.
Dy personat që mbetën të vrarë janë kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Pejës, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati për kryetar të Komunës së Deçanit më 2017 nga radhët e PDK-së, Blerand Kadrijaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.