2500 litra pije të gazuara me origjinë nga Serbia janë konfiskuar në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.
Sipas njoftimit të doganës mallrat nuk kishin dokumentacion dhe bashkë me automjetin janë konfiskuar.
“Në regjionin e Mitrovicës saktësisht në fshatin Koshtovë njësitet e Doganës kanë ndaluar një automjet të dyshimtë dhe me ketë rast është hasur ne mallra të kontrabanduara (pa dokumentacion) me origjine nga Serbia. Sasia është mbi 2500 litra pije të gazuara, automjeti dhe mallrat janë konfiskuar ” njofton Adriatik Stavileci, nga zyra për media e Doganës së Kosovës.
Duhet theksuar se kontrabanda nga veriu i Kosovës ka qenë gjithmonë problem, për çka edhe autoritetet kanë shtrirë më shumë kontrolle.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.