Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas deklaratës së fundit të zevendëskryeministit të Kosovës Besnik Bislimi për arkivat e UÇK-së.
Reagimi i deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu vije pasi Bislimi dje tha se hapja e arkivave të UÇK-së është në favor të Kosovës.
“Jasharajt janë gjeneza dhe emblema e UÇK-së! UÇK ka histori të pastër e të lavdishme, ndërsa kriminelët në Serbi kanë arkiva, Bislo” ka shkruar Haxhiu.
Më tutje Haxhiu i ka shtruar edhe pytje Bislimit duke thënë se: Bislim “kumara” numrin e cilës armë me dorëzu përpara?”
Ndërsa në fund ka thënë se familjarët e të zhdukurve duhet të protestojnë ndaj deklaratës së Bislimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.