Hotel ‘Rogner’ në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë është kthyer mbrëmjen e djeshme në një skenë krimi.
Ajdin Mustafi 28-vjeç humbi jetën pasi ra nga kati i pestë.
Report Tv ka siguruar foton e të riut, shqiptar i Kosovës, vdekja e të cilit është e mbuluar me mister.
Ajo çfarë u raportua ishte se 28-vjeçari ka qenë i mbështetur në dritare dhe janë këputur hekurat e ballkonit, e për pasojë ka rënë nga kati i pestë.Qytetarët e tjerë që kanë qenë duke pushuar në këtë hotel kanë parë skena tmerri, të ngjashme me ato të filmave, pasi trupi i të riut u gjet në dysheme, në pjesën e anësore të oborrit, me pamje nga Bulevardi. Pranë trupit të tij është gjetur dhe zgara mbrojtëse të ballkonit.
Ajo që të bën të ngresh pikëpyetje se si në një hotel që klasifikohet ndër elitaret në kryeqytet, si ka mundësi që të ketë mbrojtëse metalike të pafiksuar mirë.
Kur kanë kaluar vetëm pak orë nga kjo vdekje, gjurmët e saj ngjarjeje janë ende të freskëta.Ballkoni i dhomës ku po qëndronte 28-vjeçari nuk i ka kangjellat e vendosura, krahasuar me dhomat e tjera.I riu ishte shqiptar i Kosovës dhe kishte dy ditë që kishte ardhur në Shqipëri nga Zvicra. Ai kishte edhe shtetësi shqiptare dhe zvicerane.Në dhomë nga sa është mësuar, rrinte i vetëm, pa të dashurën, gruan apo ndonjë shok. Lidhur me këtë ngjarje kanë nisur hetimet ndaj administratorit të hotel ‘Rogner’ dhe përgjegjësit për mosrespektimin e rregullave të sigurimit teknik./Shqiptarja.com/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.