Të paktën dy persona kanë humbur jetën në Itali si pasojë e një tornadoje që ka përfshirë vendin.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në ishullin e vogël italian, Pantelleria në Mesdhe, ku si pasojë e tornados janë plagosur dhe disa të tjerë dhe janë shkatërruar disa ndërtesa.
Tornado goditi ishullin në jug të Sicilisë gjatë orëve të para të mbrëmjes së kaluar.
#Italy #Pantelleria > #tornado aftermath, damage
— Michael Barthel 🟧 🦕 (Fly Eagles Fly 🦅) (@RealMiBaWi) September 11, 2021
“Për shkak të stuhisë së madhe, shtyllat u përkulën, çatitë u dëmtuan dhe pemët u rrëzuan”, kanë thënë autoritetet.
Viktimat ishin në makina, të cilat fluturuan në ajër dhe u përmbysën, dhe të paktën një makinë ra në çati, ndërsa tjetrës i ishte thyer pjesa e përparme.
Ndërkohë kryebashkiaku i Pantelleria, Vincenzo Vittorio Campo ka bërë me dije për mediat se dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë.
Lutto cittadino oggi a #Pantelleria dopo la tromba d'aria che ha colpito l'isola ieri pomeriggio, provocando la morte di 2 persone. Nove i feriti, alcune case distrutte, decine le auto sollevate dalla tempesta. Il punto con Letizia Vella #Gr1 pic.twitter.com/1GNYtjwCoT
— Rai Radio1 (@Radio1Rai) September 11, 2021