Siç u paralajmërua një ditë më parë, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka thirrur sot në një takim Kolegjin e Kryetarëve.
Bëhet fjalë për krerët e degëve të PD, të cilët ndodhen aktualisht në selinë e PD.
Mësohet se ata janë thirrur nga Basha për të diskutuar një nga vendimet më të rëndësishme të tij që kur ka ardhur në krye të PD.
“Përjashtimi i z. Berisha ka trazuar ujërat në PD, sidomos dhe pas deklaratave të z. Berisha që do të ndjekë rrugët statutore për t’i kthyer PD-së sovranitetin.
Berisha ka deklaruar gjithashtu se do zhvillojë një tur takimesh në Shqipëri.
Qëllim kryesor i kësaj mbledhjeje është për të shpjeguar arsyet që e çuan në largimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD. Basha synon të mbajë të bashkuar PD-në pas këtij vendimit”, raportoi gazetari Stafa.
Mbledhja ka nisur në orë 11:00, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do ketë ndonjë deklaratë nga kryedemokrati Basha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.