Një veturë është kapluar nga zjarri gjatë kohës sa ishte duke lëvizur në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ pasditën e së shtunës.
Në redaksinë e Gazetës Online ‘Reporteri.net’, kanë ardhur pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se vetura është bërë ‘shkrumb e hi’.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, por në vendngjarje shihen ekipet e zjarrfikësëve të cilët kanë arritur që ta shuajnë zjarrin.
Si pasojë e këtij rasti, janë krijuar kolona të gjata në autostradë.