Sot gjatë ditës Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Prizren, ku i njëjti dyshohet se ka vjedhur qenin e një ushtari të KFOR-it turk.
Pas një pune hetimore nga ana e njësive policore të Stacionit Policor Prizren është arritur që të lokalizohet i dyshuari B.Z, i ditëlindjes 1975, dhe tek i njëjti është gjetur dhe sekuestrua qeni, shkruan Reporteri.net.
Kështu, nga Policia është kontaktuar personel i KFOR-it dhe iu është kthyer qeni.
Gjithashtu, për këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit për veprimet e ndërmarrura lidhur me ketë dhe rasti shkon në proceduar të rregullt.
Raporti i Policisë:
“Vjedhje
Prizren, 11 shtator 2021
Më 10.09.2021, rreth orës 14:35 dy pjesëtarë të personelit të KFOR-it turk kanë ardhur në Stacioni Policor Prizren dhe kanë raportuar se u është vjedhur një qen ngjyrë kafe pronë private e personelit të KFOR (jo qen zyrtar i KFOR), duke sjellë edhe një video nga kamerat e sigurisë ku shihej një person duke e futur qenin në automjetin e tij .
Pas një pune hetimore nga ana e njësive policore të Stacionit Policor Prizren është arritur të që të lokalizohet i dyshuari B.Z., i ditëlindjes 1975, dhe tek i njëjti është gjet dhe sekuestrua qeni.
Është kontaktuar personel i KFOR-it dhe iu është kthyer qeni. Lidhur me ketë rast është njoftuar prokurori i shtetit për veprimet e ndërmarruna lidhur me ketë dhe rasti shkon në proceduar të rregullt”.