Adiil Behramaj, ish këshilltari i ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi ka kritikuar Qeverinë Kurti sa i përket produkteve serbe në vend.
Ai tha se Qeveria Kurti e ka mbushur Kosovën me prodhimet e Serbisë, me ato që i rrotullonte kamionët më herët vetëm që të mos bëheshin pjesë e tregut të Kosovës.
“Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Serbia e ka pjesëmarrjen më të madhe të importeve në tregun e Kosovës. Në 6-mujorin e parë të vitit 2021, Serbia renditet e para nga shtetet me importin më të lartë me 6.4%, Shqipëria e dyta me 5.6% dhe Maqedonia e Veriut e treta me 5.2%”, shkroi ai.
Tutje Behramaj tha se me Qeverinë Kurti ka 143% rritje të importit nga Serbia dhe se me Qeverinë Kurti, Serbia po kalon nëpër Kosovë dhe Shqipëria po bllokohet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.