Kancelarja gjermane, Angela Merkel sot ka vizituar Serbinë ku është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Gjatë takimit të tyre ata kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Vuçiq ka thënë se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula der Leyen së shpejti do të arrijë për një vizitë zyrtare në Beograd duke shtuar se brenda 15 ditësh do të nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e autostradës Nish-Prishtinë.
Sa i përket dialogut, ai ka theksuar se Serbia është shumë e përkushtuar në këtë sferë.
“Serbia është shumë e përkushtuar ndaj dialogut, një konflikt i ngrirë nuk është një zgjidhje e mirë dhe ne duhet të arrijmë një kompromis. Serbia do të jetë gjithmonë e hapur pasi ne shohim të ardhmen përmes paqes”, deklaroi Vuçiq.
Merkel ka falenderuar Vuçiqin për pritjen duke thënë se përgjatë viteve kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer dhe shpreson që Serbia dhe gjitha shtetet e rajonit të bëhen sa më parë anëtare të BE-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.