Në 8 km gjatësi material dokumentesh, aq sa e posedon Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, a ka fond arkivor për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës?
Drejtori i veprimtarisë arkivore në ASHAK, Ruzhdi Panxha, thotë se deri me tani këtu nuk janë sjellë dokumente që flasin për luftën e UÇK-së, raporton T7.
Panxha ka shtuar se çdo fond arkivor që është futur arkivat e shtetit nga viti 1954, është regjistruar në këtë libër.
Ndërsa pas regjistrimit këtu, nuk ka kthim prapa.
Shpresa Mekaj, Drejtoreshë në Departamentin për Politika Zhvillimore, ka shtuar se gjatë vitit rreth 400 hulumtues të nacionaliteteve të ndryshme i vizitojnë arkivat e Kosovës.
Prandaj këtu sipas saj, gjithçka është e hapur.
Ndryshe, debati rreth arkivave të UÇK’së, është bërë pas një deklarate të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi.
Ky i fundit deklaroi se në dialogun me Serbinë, është pajtuar për hapjen e arkivave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.