Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur sot në takim lamtumirës kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Pas takimit, Rama në shenjë falënderimi për punën që ka bërë dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë, ia ka dhuruar Merkelit kordonin e madh me yll të medaljes së kryeministrit.
Rama ia shpjegoi Merkelit se ai ka simbolin e Skënderbeut që mbrojti Shqipërinë nga pushtimi dhe që sipas tij u quajt edhe “aleati i Krishtit”.
Kancelarja e falënderoi Ramën, ndërsa tha se ishte kënaqësi të punonte me të.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.