Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut sot do të mbajnë seancën e parë të përbashkët qeveritare në Shkup.
Kjo seancë do të drejtohet nga nikoqiri i takimit, kryeministri maqedonas Zoran Zaev bashkë me homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti.
Për delegacionin e Qeverisë së Kosovës do të ketë pritje protokollare në pikën kufitare në Bllacë nga ana e ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Pas kësaj, Zaev do të pres Kurtin me nderime të larta shtetërore.
Dy kryeministrat do të zhvillojnë edhe një takim, njëjtë sikurse takimet në mes ministrave të dy qeverive.
Përgjatë këtij takimi të përbashkët do të nënshkruhen marrëveshje në fusha të ndryshme si në atë të energjetikës, infrastrukturës, ekonomisë, turizmit e të tjera.
Në kuadër të kësaj, Zaev dhe Kurti do të ketë edhe një adresim për media.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.