Është arrestuar një person në Podujevë të mërkurën, pasi kishte tentuar të sulmonte fizikisht prindërit e tij, bën të ditur Policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Podujevë, 15.09.2021 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte tentuar që t’i sulmojë fizikisht prindërit e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet nga Policia e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.