×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasada britanike njofton se 117 afganë sot do të zhvendosen në Britani nga Kosova

    Reporteri
    16 Shtator 2021 | 13:16

    Ambasada e Britanisë në Prishtinë ka bërë të ditur se sot 117 afganë, ish-punonjës në NATO, do të nisen për në Britani, pasi kanë qëndruar fillimisht në Kosovë.


    Ambasada ka treguar se 2000 ish-punonjës afganë në NATO dhe familjarët e tyre janë evakuuar në total nga Afganistani. Ndërsa 800 prej tyre kanë akomoduar përkohësisht në Kosovë.

    “Forcat e armatosura të Britanisë nën komandën e NATO-s janë vendosur në Kosovë dhe janë në ballë të operacionit për të përkrahur strehimin e tyre dhe zhvendosjen. Britania është e përkushtuar të strehojë afganë që kanë punuar në NATO. Jemi shumë falënderues për bujarinë e Kosovës në mikëpritjen e këtyre njerëzve në nevojë dhe që kanë ndihmuar NATO-n në këtë periudhë”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së Britanisë në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!