Ka nisur seanca e tretë plenare në Kuvend. Teksa Kryeministri Edi Rama nuk ndodhet në Kuvend, Kryedemokrati Lulzim Basha, ka refuzuar që të flasë.
Sakaq Taulant Balla, kërkon që seanca të vazhdojë edhe në mungesë të Ramës.
Balla: Neni 110 që i referohen kolegët nuk kushtëzon asnjë deputet që të ndërpresë seancën plenare. Fakti është se debati për programin e hap Kryetari i opozitës. Ky është një standard. Unë kur kam qenë në opozitë nuk e kam pasur, është se koha e Kryetarit të opozitës është e barabartë me kryeministrin. Për kalamajt që nuk e mbajnë mend rregullorja ka ndryshuar, pas 2013. Debati duhet të filloj.
Deputët e rinj duhet të kuptojnë se ndërhyrja në fjalën e Kuvendit është shkelje e rregullores. Nëse deputeti nuk e merr fjalën fjala kalon në deputetin pasardhës. Nëse i referohemi asaj që është e drejta zakonore, asnjëherë nuk është ndërprerë debati nëse nuk është kryetari i partisë në seancë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.