Thellohet tragjedia në familjen Gjoka pas shpërthimit të bombolës në hotelin e tyre në Velipojë mëngjesin e 4 korrikut.
Mësohet se ditën e sotme ka ndërruar jetë në Itali si pasojë e plagëve të marra nëna Alketa Gjoka.
Ajo është viktima e tretë në familjen Gjoka pasi më herët kanë humbur jetën edhe dy vajzat e saj, Daniela 19 vjeçe dhe Klarisa 15 vjeçe.
I vetmi i mbijetuar nga shpërthimi është djali 12-vjeçar që gjendet ende në një spital në Itali dhe gjendja shëndetësore e të cilit thuhet se është përmirësuar.
Për ngjarjen policia arrestoi Petrit Mollajn, tregtar gazi, sepse dyshohet se ai i shiti gazin familjes Gjoka në Velipojë pasi e ushtronte aktivitetin në kundërshtim me ligjin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.