×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ambasadorja Çitaku: Shqetësuese pengesa e Kurtit për gazsjellësin amerikan

    Reporteri
    17 Shtator 2021 | 13:07

    Vlora Çitaku nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës tha për Euronews Albania se Kurti nuk duhet të debatojë me administratën amerikane për marrëveshjen e Uashingtonit, por duhet të insistojë që SHBA të emërojë një të deleguar të posaçëm për dialogun.


    Sipas saj SHBA-ja nuk duhet të jetë thjesht mbështetëse, por pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë në dialogun Prishtinë-Beograd.

    Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA shprehu shqetësimin për pengesën që qeveria e Kosovës po bën për gazsjellësin amerikan.

    “Çështja e energjisë dhe furnizimit me energji elektrike nuk është vetëm çështje ekonomike, është çështje e interesit kombëtar. SHBA-ja do e realizojë këtë me apo pa ne, mirëpo është e rëndësishme që ne të bëhemi partnerë seriozë,” – tha Çitaku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!