Me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim u miratua mëngjesin e sotëm në një seancë maratonë, qeveria e re “Rama 3’.
Ndërkohë është zbardhur edhe mënyra sesi kanë votuar deputetët.
Në faqen e Kuvendit është publikuar lista, ndërsa janë nëntë deputetë që nuk kanë marrë pjesë në votim. Mes tyre është edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nuk ishte i pranishëm gjatë gjithë seancës. Gjithashtu edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi si dhe tre deputetë të kësaj force politike nuk kanë votuar. Ndërsa deputeti Agron Çela, i LSI është i vetmi që ka abstenuar.
Deputetët që nuk kanë votuar janë:
Sali Berisha
Nustret Avdulla
Vangjel Dule
Shpëtim Idrizi
Seladin Jakupllari
Monika Kryemadhi
Fatmir Mediu
Flamur Noka
Petrit Vasili
Erisa Xhixho
Agron Çela- Abstenim
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.