×
  • Sport
  • Sport

    Sarri i prerë, thotë se Muriqi duhet të qëndrojë tek Lazio

    Reporteri
    17 Shtator 2021 | 16:06

    Trajneri i njohur Italian, Maurizo Sarri ka komentuar qëndrimin e Vedat Muriqit në Lazio.


    Sulmuesi i Kosovës nuk po ka minutazh të mjaftueshme as nën urdhërat e trajnerit, Sarri dhe kështu po aludohet se ai mund të rikthehet sërish në Turqi, shkruan Reporteri.net

    Muriqi ishte në stol në sfidën kundër Galatasaray në kudër të Ligës së Evropës, dhe luajti në pjesën e dytë për 20 minuta.

    Lazio u mposht me rezultat minimal 1-0 nga Galatasaray në Stamboll, në takimin e vlefshëm për Grupin E.

    “Nuk e di nëse Fenerbahce ka bërë një ofertë sepse nuk jam drejtor sportiv. Megjithatë, ne duam që Vedati të qëndrojë me ne”, u shpreh Sarri

    “Ne nuk duam që ai të largohet nga ekipi”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!