Një i ri në Hollandë ka sulmuar me armë zjarri kalimtarët në rrugë duke lënë të vdekur dy prej tyre dhe duke plagosur rëndë një tjetër.
Mësohet se autori është arritur të arrestohet nga policia.
Sipas raportimeve mediatike burri doli nga ballkoni i zhveshur me një armë në dorë dhe filloi të qëllonte nga rruga me breshëri plumbash duke lënë 2 viktima.
Ende nuk dihen arsyet pse ndodhi ngjarja ndërkohë që policia po vazhdon hetimet.
Dëshmitarët thonë se të shtënat nuk kanë qenë të shumta, por në videot e publikuara shihet se është zhvilluar një përleshje mes autorit dhe policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.