Policia e Kosovës sot u njoftua se është gjetur një mjet i pashpërthyer tek Ura e Gjakut në Mitrovicë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, shkruan Reporteri.net
Kështu, njësit relevante kanë arritur ta lokalizojnë mjetin shpërthyes, ku dhe e kanë larguar nga vendi i ngjarjes.
“Sot me datë 17.09.2021, rreth orës 11:11, është pranuar informata për tri mjete të dyshuara të pashpërthyera. Kompania e Ujësjellësit Rajonal gjatë punimeve në magjistralen e Ulqinit- Adriatikut, afër urës së Gjakut ka hasur në tri mjete të dyshuara të pashpërthyera. Rreth orës 15:09 njësit përkatëse për deminim kanë arritur ta tërheqin një mjet të pashpërthyer, kurse dy pjesë tjera që janë gjetur në vendngjarje, sipas njësisë se deminimit nuk paraqesin mjete te pashpërthyera”, thuhet në komunikatë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.