×
  • Lajme
  • Lajme

    U raportua i zhdukur, 55-vjeçari gjendet i vdekur në veturën e tij në Ferizaj

    Reporteri
    17 Shtator 2021 | 18:44
    LAJMI I FUNDIT - REPORTERI

    Një person është zhdukur që nga dita e enjte, ndërsa mëngjesin e sotëm është gjetur pa shenja jete.


    Majori i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Mehmetali Hajdini, tha se mbrëmë rreth orës 21:00 është paraqitur rasti se është zhdukur një person, ndërsa sot në mëngjes njësiti i Hetimeve Rajonale i ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe rreth orës 11:00 kanë pranuar një informacion se është gjetur një automjet i braktisur ku në të është parë një person pa shenja jete.

    “Emergjenca nga QKMF-ja në Ferizaj, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë konstatuar vdekjen e personit në fjalë”.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe sektori i Hetimeve Rajonale me të gjitha njësitet relevante dhe i kanë verifikuar të gjitha rrethanat dhe e kanë konstatuar se bëhet fjalë për të njëjtin person i cili është raportuar mbrëmë si i zhdukur”, është shprehur Hajdini, njofton Klankosova.tv.

    Ai tha se dyshimet e para janë se është vdekje natyrale, kurse vetura sipas tij nuk ka qenë e aksidentuar por vetëm ka dalë jashtë rrugës dhe në bazë të të dhënave, vetura i përket tanimë të ndjerit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!