Në fund të seancës së kuvendit 12 orë të gjatë, u votua qeveria Rama tre.
Në orën 6 të mëngjesit u shpall edhe rezultati final, socialistët bashkë me socialdemokratët dhanë 77 vota për qeverinë, opozita 52 vota kundër, një abstenim dhe 9 nuk morën pjesë
Qeveria Rama tre është votuar në orën 6 të mëngjesit të kësaj të premteje
Socialistët morën 74 votat e tyre dhe tre votat e socialdemokratëve të Tom Doshit. Ndërsa opozita kishte 52 vota kundër, një abstenim dhe 9 deputetë nuk qëndruan aq gjatë në sallën e kuvendit ku debatet dhe diskutimet vijuan gjithë natën.
Kryeministri Rama ishte ndër të fundit që foli para deputetëve për t’ju përgjigjur opozitës, por këta të fundit me Bashën në krye braktisën sallën duke e lënë kryeministrin që të fliste vetëm me deputetët e tij
Kabineti i ri betohet të shtunën në ora 10 para presidentit e më pas në 10 30 zhvillohet dhe mbledhja e parë e qeverisë Rama 3 nga ku do dalin dhe vendimet e para.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.