×
  • Sport
  • Sport

    Besart Berisha: Jam gati për futbollin kosovar, Prishtina ka ekip të mirë

    Reporteri
    17 Shtator 2021 | 20:39

    Sulmuesi më i ri i skuadrës së Prishtinës, Besart Berisha ka arritur në Kosovë.


    Berisha është golashënuesi më i mirë në futbollin australian dhe tashmë pritet të jetë një ndihmë e shtuar për skuadrën nga kryeqyteti.

    Me të ardhur në Kosovë, ai ka deklaruar se qëllimi i tij është që të fitojë trofe me skuadrën e Prishtinës.

    “Qëllimi im është që të fitojë ndonjë trofe me skuadrën e Prishtinës. I kam përcjellur disa ndeshje dhe mund të them që Prishtina e ka ekipën shumë të mirë. Jam gati për futbollin kosovar dhe do ta jap maksimumin tim”, tha ndër të tjera Berisha, për RTK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!