Përkrahësit e udhëheqësit të burgosur të opozitës ruse Alexei Navalny kanë akuzuar Google dhe Apple për kapitullim ndaj presionit të Kremlinit pasi dy gjigantët e teknologjisë fshinë aplikacionin e tij taktik të votimit nga dyqanet e tyre online.
Disa ditë para fillimi t të zgjedhjeve parlamentare, të dy kompanitë ishin nën presion të konsiderueshëm nga rregullatorët rusë për të bllokuar nismën e Navalny’s Smart Voting, e cila përpiqet të kanalizojë votat e opozitës drejt kundërshtarëve më të fortë të partisë në pushtet, United Russia.
Google dhe Apple u akuzuan për ndërhyrje në zgjedhje nga zyrtarët rusë, ndërsa Kremlini deklaroi se mirëpriti heqjen e aplikacioneve.
Zgjedhjet parlamentare në Rusi filluan sot dhe aplikacionet u zhdukën nga dyqanet e të dy kompanive në Rusi. Ivan Zhdanov, një këshilltar i lartë i Navalny, postoi një letër të dërguar nga Apple.
“Ne po shkruajmë për t’ju njoftuar se aplikacioni juaj do të hiqet nga App Store në Rusi sepse përfshin përmbajtje që janë të paligjshme në Rusi,” thuhej në shënim. Organizata Navalny ishte shpallur “ekstremiste” në Rusi, shtohej në shënim.
Zhdanov shkroi: “Heqja e aplikacionit Navalny nga dyqanet është një akt i turpshëm i censurës politike. Qeveria dhe propaganda autoritare e Rusisë do të jenë të entuziazmuar.”
Ai tha gjithashtu se ekipi i Navalny po merrte parasysh fillimin e një padie kundër firmave të teknologjisë. Guardian i është drejtuar Google dhe Apple për koment.
Një gjykatë ruse vendosi gjoba ndaj Google muajin e kaluar, pasi rregullatorët kërkuan që kompanitë e mediave sociale përfshirë Tëitter dhe Facebook të ruanin të dhënat e përdoruesve rusë në vend. Qeveria ruse gjithashtu i kërkoi Google se duhet të heqë rezultatet e kërkimit që lidhen me nismën e Navalny’s Smart Voting.
Apple gjithashtu u gjobit me 12 milion dollarë në fillim të këtij viti për dyshimin se mbante një pozicion monopol në tregun e aplikacioneve.
Një ligjvënës ka thënë gjithashtu se punonjësit e dy kompanive mund të përballen me ndjekje penale nëse injorojnë kërkesat për të bllokuar aplikacionin Navalny.