Ministria e Shëndetësisë sot ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 19 persona si pasojë e infektimit me koronavirus dhe janë shënuar edhe 279 raste të reja.
MSH-ja gjithashtu ka njoftuar se në vendin tonë brenda një dite janë kyrer 6 mijë e 97 testime kurse janë shëruar 1 mijë e 269 persona.
Ndërkaq raste aktive me koronavirus janë 12 mijë e 464. MSH-ja njëkohësisht ka njoftuar se 18 mijë e 960 persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit.
Kurse, deri më sot numri i dozave të administruara është 1.129.250.
Aktualisht janë në fuqi masat restriktive të vëna nga qeveria Kurti të cilat do të jenë në fuqi deri më 26 shtator.
Varësisht nga situata epidemiologjike, pritet të ketë lirim të tyre, varësisht edhe nga numri i të vaksinuarve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.