Autoritetet shëndetësore në Britaninë e Madhe bëjnë me dije se kokteji i antitrupave që iu dha ish presidentit Donald Trump vitin e shkuar do të përdoret për pacientët më të rrezikuar nga coronavirusi në javët e ardhshme.
Muajin e kaluar, Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid e përshkroi “Ronapreve” si trajtimin e parë të krijuar posaçërisht për të luftuar Covid-19 që do të marrë miratimin e autoriteteve rregullatore të barnave në Britani.
Departamenti për Shëndetin dhe Kujdesin Social tha së fundmi se kjo përzierje antitrupash do të ndihmonte shumë njerëz, por në plan të parë do të ishin ata që kanë vështirësi të krijojnë antitrupa ndaj Covid-19.
Qeveria britanike tashmë ka blerë mjaftueshëm doza nga ky ilaç për të trajtuar pacientët në spitale duke filluar nga java e ardhshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.