×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për zyrtarët e Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Jashtme të dyshuar për marrje ryshfeti

    Reporteri
    18 Shtator 2021 | 10:47

    Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës nga një muaj paraburgim kundër të pandehurve B.G., A.F., H.H. dhe J.H., nën dyshimet se kanë kryer veprat penale keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti.


    Pas seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake, ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, është e bazuar, bindëse dhe mjaftueshëm e argumentuar për këtë fazë të procedurës.

    Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!