Një Gjykatë në Leicester të Britanisë së Madhe, ka dënuar me 8 vite burg në total, dy shqiptarët, Orland Aliun dhe Xhelai Islamin.
Sipas mediave britanike, 24-vjeçari Aliu është dënuar me 5 vite e dy muaj burg, ndërsa Islami me 2 vite e gjysmë.
Dy burrat, akuzohen për kultivim kanabisi, në një “shtëpi bari” në zonën e Leicester. Gjatë bastisjes së efektivëve, atyre iu gjetën plot 550 bimë lëndë narkotike.
SI U ZBULUAN DY TË RINJTË SHQIPTARË
Disa persona tentuan që të hynin me forcë në banesën ku kultivohej lënda narkotike dhe dyshohet se kanë qenë anëtarë të një bande rivale në tregtimin e drogës.
Fillimisht ata janë përleshur me dy shqiptarët në një lokal. Të rinjtë shqiptarë u larguan nga vendngjarja, por policia bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e tyre përmes kamerave të sigurisë.
Autoritetet gjithashtu zbuluan shtëpinë ku kultivohej lënda narkotike, ku brenda saj sekuestruan dhe një armë gjahu. Ka qenë pikërisht arma që bëri “lidhjen” mes kultivimit të drogës dhe shqiptarëve.
Kjo pasi në xhepin e Aliut u gjet një gëzhojë arme që korrespondonte me ato të armës së gjetur brenda shtëpisë së barit.
Gjithashtu nga këqyrja e telefonit të të riut, u gjetën dhjetëra foto teksa ai pozonte me armë të ndryshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.