Arrestohet në flagrancë një shtetas italian në pikën Kufitare të Kakavijës.
Policia ka ndaluar për kontroll automjetin Camper “Fiat” që drejtohej shtetasi italian D. G., 26 vjeç, banues në Siçili, ku kanë gjetur të fshehur kokainë.
“Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë automjetin Camper “Fiat” që drejtohej shtetasi italian D. G., 26 vjeç, banues në Siçili. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, nga shërbimet e Policisë Kufitare, u gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 1 aparat celular.” – njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.