×
  • Lajme
  • Lajme

    EULEX ofron 82 mijë euro për këdo që ofron informata për vrasësin e pjesëtarit të Misionit

    Reporteri
    19 Shtator 2021 | 14:08

    Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX) ofron shpërblim 82 mijë euro për këdo që jep informacione që çojnë në kapjen e të dyshuarit për vrasjen e policit të EULEX-it Audrius Senavicius.


    Pjesëtari i Policisë së EULEX-it ishte vrarë më 19 shtator 2013 derisa po shkonte në vendin e punës në veri të Kosovës. Kolegët e tij kanë bërë sot homazhe në vendin ku është kryer vrasja e Senaviciusit.

    Në një njoftim, EULEX ka njoftuar se ofron shpërblim prej 82,000 euro për informata që shpijnë në arrestimin dhe dënimin e kryerësit apo kryerësve të kësaj vrasje. Kushdo që ka informata lutet të kontaktojë në numrin: +383 38 284 181.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!