×
  • Lajme
  • Botë

    Talebanët e armatosur shijojnë lundrimin me varka në formë mjellme në Afganistan

    Reporteri
    19 Shtator 2021 | 14:59

    Talebanët janë fotografuar duke lundruar me varkë derisa ishin të armatosur në njërin nga liqenët në “Band-e Amir National Par” në Afganistan.


    Derisa ishin të artmatosur, ushtarët talebanë kishin zgjedhur të argëtohesin në varkat me formë mjellme, përcjellë Gazeta Online “Reporteri.net“.

    Ky park i cili ishte dikur shumë i rëndësishëm për Afganistanin, përmban një seri prej gjashtë liqeneve blu të thellë, të vendosur në malet Hindu Kush, afërsisht 45 milje nga Bamiyan – më parë shtëpia e Budave të Bamiyanit, të cilat talebanët i shkatërruan në 2001.

    Theksojmë se të Shtunën talebanët përjashtuan vajzat nga kthimi në shkollën e mesme, por urdhëruan djemtë dhe mësuesit meshkuj të ktheheshin në klasë/Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!