×
  • Sport
  • Sport

    ‘Eskalon’ situata në Gjilan, tifozi hyn në fushë për ta sulmuar gjyqtarin

    Reporteri
    19 Shtator 2021 | 17:55

    Në ndeshjen Gjilani – Ulpiana, ka ndodhur diçka jo shumë e pazakontë për futbollin kosovar.


    Tifozët e Gjilanit në kor shanë dhe ofenduan rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Lirim Kastrati.

     

    Krejt kjo pa kënaqësi ndodhi si pasojë e penalltisë të akoorduar për skuadrën e Ulpianës.

    Penalltia e akorduar u përsërit dy herë, pasi që mbrojtësi i skuadrës së Gjilanit, Oltion Rrapa u futë në zonën e 16 metërshit para se të ekzekutohej penalltia nga sulmuesi brazilian – Santos, shkruan Insporti.

    Pas golit të shënuar nga Santos, një tifoz i Gjilanit u futë brenda fushës dhe tentoi që të sulmonte referin kryesor të ndeshjes – Lirim Kastratin.

    Pas incidentit, tifozi u arrestua nga Policia e Kosovës.

    Rezultati momental është 1-2, në të mirë të Ulpianës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!