Para 5 ditësh në Gjermani një i ri nga Kosova ka rënë në ujë duke luajtur futboll.
Argjend Çitaku nga fshati Çitak i komunës së Skenderajit, para pesë ditësh duke luajtur futboll, pasi topi i kishte rënë në ujë, kishte kërcyer për ta kapur dhe nga ai moment ka qenë i zhdukur.
Ndërkohë që dje është gjetur trupi i pajetë i tij.
Varrimi i tij do të bëhet sot në ora 17:00 në varrezat e fshatit Çitak.
Kujtojmë se disa javë më parë në mënyrë të ngjashme kishte humbur jetën edhe 4-vjeçari kosovar me banim në Möriken-Ëildegg AG të Zvicrës, i cili u gjet i mbytur në një hidrocentral të zonës.
Ndërkohë, vetëm dy ditë më parë një djalë i ri 26 vjeç me origjinë nga Kosova ka vdekur po ashtu tragjikisht në Gjermani. Viktima Arif Zekaj me prejardhje nga Jabllanica ndërroi jetë pas një aksidenti në trafik. /Reporteri.net
26 vjeçari nga Kosova vdes në aksident trafiku në Gjermani
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.