×
  • Lajme
  • Lajme

    Djaloshi nga Kosova ekspozohet në ekranin gjigant të “Times Square” në Nju Jork

    Reporteri
    19 Shtator 2021 | 18:34

    Nuk ndodh shpesh që të shohim portretin e një shqiptari të ekspozohet në ekranin më të famshëm në botë, atë të “Times Square”, i cili është i lokalizuar në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


    Zakonisht, brenda këtij ekrani gjigand kemi parë yjet tona të muzikës si; Rita Orën, Bebe Rexhën apo edhe Dua Lipën.

    Por, mes protagonistësh që së fundmi zuri vend në këtë ekran është edhe Leon Arifi, bashkë me aktivisten, Fjolla Rraci.

    Në imazhin e ekspozuar në “Times Square”, Leoni, shihet i buzëqeshur dhe plot jetë përkrah, aktivistes, Fjolla Rraci, e cila në mënyrë vullnetare ndihmon fëmijët dhe të rriturit të prekur nga sindroma “down” dhe ata me autizëm.

    Ndërkaq, lajmin e ka bërë të ditur vetë aktivistja, Rraci, me anë të një postimi në llogarinë e saj të Facebook-ut, ndërsa ka treguar momente kur ajo e kishte mësuar Leonin.

    “Leon, kjo foto osht ba n’shkolle, aty ku çdo dite t’lume tu t’msu ty une kam msu prej teje”.

    “Sot e ke hijeshu New York-un e mu ma ki hijeshu jeten vite ma pare. Sahere flasim n’telefon t’lutna mos me m’harru, sot po t’lutna prap”, ka shkruar Rraci.

    Kujtojmë se vite më parë, saktësisht në 2019-tën, ishte pikërisht foto e Ben Godenit djaloshit kosovar po ashtu me Sindromën Doën, e cila u shfaq për herë të parë në këtë shesh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!